Lajme

Shoferi hapi derën e autobusit aksidentalisht, përfundon në spital pasagjerja

Një 78-vjeçare ka përfunduar me lëndime në spital, pasi është dëmtuar kur shoferi i autobusit ka hapur aksidentalisht derën e mjetit.

Uniformat blu bëjnë me dije se pasagjerja me iniciale Z.B është nën kujdesin e mjekëve , ndërsa shoferi 64-vjeçar është arrestuar. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Zogu i Parë”, Tiranë.

Njoftimi i policisë

Sh. H., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar një autobuz, në bulevardin “Zogu i Parë”, dyshohet se aksidentalisht ka hapur derën e autobusit dhe si pasojë është dëmtuar shtetasja Z. B., 78 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.