ShowBizzz

Shokon Bernardi: Komshiu abuzoi se*sua*isht kur isha 10 vjeç, tentova ve*ëvr*sjen!

Bernardi ka treguar linjën e jetës në BBV dhe ka rrëfyer një ngjarje tejet të rëndë që i ka ndodhur në fëmijërinë e tij. Ai kujtoi se komshiu i tij ka abuzuar me të kur ka qenë 10 vjeç, gjë e cila ka shkaktuar një traumë të madhe tek ai aq sa ka tentuar edhe vetvrasjen.

 “Isha 10 vjeç, po qëndroja në lagje dhe më dhembte barku. Më vodhën fëmijërinë. Një komshi më tha hajde me mua se do të të ndihmoj, me futi në një dhomë gjumi dhe më tha prit dy minuta, më tha ky është ilaçi, iu luta që të mos e bënte. Nuk e kam kuptuar deri në moshën adoleshente se ishte abuzim seksual.

Shokon Bernardi: Komshiu abuzoi seksualisht kur isha 10 vjeç, tentova

E kam dënuar veten aq shumë sa nuk e di ta shpreh, kisha frikë të shkoja në shkollë, të kthehesha në shtëpi vetëm. Erdhi adoleshenca dhe kisha të dashurën time të parë. Më pas vendosa të largohesha në Londër, merrja rroba nga prindërit.

Tentova të prisja damarët, atje njoha ish-gruan time e cila më nxori nga ferri, më pranoi siç isha. Në moshën 37-vjeçare kuptova orientimin tim seksual. Më pas njoha Enam”, rrëfeu Bernardi.

 



bal