Rita Ora ka treguar se miqtë e saj janë xhelozë për marrëdhënien e saj me bashkëshortin Taika Waititi.
Ajo u martua me Taikan vitin e kaluar dhe së fundmi ka folur rreth asaj se si të tjerët lakmojnë statusin e saj të ri martesor, por ajo e gjeti atë si romancën më “natyrore” që ka pasur ndonjëherë, shkruan The Mirror.
Duke biseduar në podcastin “Table Manners”, ajo rrëfeu për drejtuesit Jessie dhe Lennie Ware: “Shumë njerëz më kanë telefonuar duke thënë se janë shumë xhelozë për mua për burrin tim. Mendoj se kjo është sepse është ajo që shihni, si është ai”.
ks