ShowBizzz

Shota Baraliu për Xhuli Nurën: Loja e problemet kanë mbaruar, por shoqe nuk do ta bëja kurrë

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Shota Baraliu, ka qenë së fundmi e ftuar në Prive.

Ajo ka folur për pushimet e përbashkëta me ish-banorët e tjerë, pjesë e të cilave ishte edhe Xhuli Nura.

Aktorja shqiptare theksoi se kur i është bërë ftesa nuk e ka ditur se do të jetë edhe modelja drenicase.

Megjithatë, bukuroshja e njohur tha se loja dhe grindjet kanë përfunduar, por që nuk do e bënte shoqe asnjëherë.

TS Poll - Loading poll ...

“Kur më është bërë ftesa, nuk e kam ditur që do të jetë edhe Xhuli sepse do e kisha marrë më me qejf. Loja ka mbaruar edhe problemet kanë mbaruar, përlarjet kanë mbaruar, por shoqe s’do e bëja kurrë”, u shpreh mes tjerash ajo.

Xhuli dhe Shota nuk kanë pasur raporte të mira në kohën që ishin brenda këtij reality show.

Ato shpesh kanë pasur përplasje me njëra-tjetrën në varësi të situatave që janë krijuar.