ShowBizzz

Shpërndante kokainë për klientët VIP! Arrestohet ish-konkurrenti i ‘BBVA’

Armand Haderllari është arrestuar në kuadër të operacionit “Tempulli 4”.

Ai është i njohur si pjesëmarrës në edicionin e Big Brother Albania në vitin 2010. Haderllari punonte si menaxher i lokaleve të njohura të natës në zonën e ish-Bllokut. Përveç rolit si menaxher, Haderllari ishte edhe shpërndarës i kokainës.

Klientët e tij ishin kryesisht VIP-a të njohur, frekuentues të jetës së natës në kryeqytet. Haderllari u siguronte atyre doza kokaine, çmim që shkonte deri ne 12 mijë për 1 gram.

Antidroga e Tiranës po heton për persona të tjerë të shpërdarjes së drogës, si bashkëpunëtor të Haderllarit.