Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë në fshatin Markatomaj të Lezhës.
Siç raporton gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda, nga të dhënat paraprake, si pasojë e shpërthimit raportohet se ka persona të lënduar.
Në vendngjarje pritet të mbërrijnë shërbimet e emergjencës, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të incidentit dhe gjendja e të lënduarve.
Informacioni është paraprak dhe pritet të ketë të dhëna të tjera në vijim./Top Channel
