Ish-partnerja dhe nëna e djalit të banorit të Big Brother Vip, Meriton Mjekiqi ka reaguar ashpër në rrjetin social Instagram në lidhje me publikim e fotove të djalit të saj.
Nëpërmjet një Instastory, ish-partnerja Egesta u ka bërë thirrje publike mediave dhe njerëzve që të ndalojnë se përdoruri fotografinë dhe djalin e tyre të mitur.
Ajo shkruan se “Dje pashë prapë një foto virale të djalit tim dhe do të doja t’ju kërkoja të përmbaheni nga postimi i fotove të fëmijës tim nën 18 vjeç.”
Ajo deklaron se Meritoni nuk ekziston në jetën e djalit dhe se vendimet dhe kujdestaria i përkasin vetëm asaj.
“Ai (Meritoni) nuk ekziston në jetën e tij (djalit). Vetëm mua më përket kujdestaria, e drejta, vendimet për Loarin”– shkruan ajo mes të tjerash.
“Fytyra duhet të fshihet/censurohet. përndryshe do të marr masa ligjore! Është diçka për t’u marrë parasysh. Se bëhet fjalë për një fëmijë të mitur dhe nuk duhet të abuzohet me fytyrën e tij për raportime të tilla degraduese.
Nuk është as moralisht as ligjërisht e justifikueshme dhe iu ndaloj të abuzoni me fëmijën tim për histori publike dhe është absurde me perdor për Show!”
Së fundmi, gjatë një bisede me Ledjonën në BBV, Meritoni u shpreh se i biri jeton në distancë, teksa shtoi se “çdo prind është i lidhur me fëmijën shumë”.
Ai tha se nëse do të bënte një tatuazh do ishte për të birin, pra një portret të dajlit të tij.
“Nuk kam asnjë tatuazh, nëse bëj diçka do e lidh me portretin e djalit. Më ka marrë malli. Djali jeton në distancë, çdo prind është i lidhur me fëmijën shumë”,- tha Meritoni i cili ka krijuan dhe një lidhje me banoren tjetër të Big Brother Vip, Ilnisën.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb