Lajme

Shpërthen kamioni që transportonte gaz në Kenia, rreth 300 të plagosur

Një shpërthim i madh gazi ka ndodhur në kryeqytetin kenian, Nairobi ku janë vrarë 3 persona e kanë mbetur të plagosur disa të tjerë.

Mediat e huaja shkruajnë se një kamion që po transpotonte gaz shpërtheu në rrethin Embakasi duke vrarë 3 persona dhe duke plagosur rreth 300 të tjerë. Banesa, biznese dhe makina u dëmtuan, pamjet tregojnë një flakë të madhe që shpërtheu pranë blloqeve të banimit.

Zona është rrethuar dhe po hetohet për shkaqet e shpërthimit. Qeveria fillimisht tha se shpërthimi ndodhi në një fabrikë gazi ku punëtorët po rimbushnin bombolat e gazit, por më vonë sqaroi se një kamion kishte shpërthyer në oborrin e parkimit.

Rreth 271 persona u dërguan në spital, sipas autoriteteve, duke përfshirë të paktën 25 fëmijë. Kryebashkiaku i Nairobit Sakaja Johnson tha se shumë nga këta njerëz ishin trajtuar dhe dërguar në shtëpi, por të paktën 39 persona ndodhen në spital në gjendje kritike.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo