Lajme

Shpërthen në flakë makina e Adriatik Lapaj, reagon avokati

Makina e Adriatik Lapaj u përfshi nga flakët ndërsa ishte në lëvizje e sipër. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kuvajt”, në Tiranë. P

ër fat të mirë incidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i avokatit, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se është shumë mirë.

“Jam top! Nuk ka asgjë të qëllimshme. Si njerëzit që bëhen për spital edhe makinat pësojnë defekt. Asgjë nuk ka qenë e qëllimshme. Thjesht defekt. Ju dua!”-shkruan ai

Noftimi i policisë:

Me datë 25.05.2023, në rrugën “Kuvajt”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti me drejtues shtetasin A. L., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.