Gjatë orëve të natës të enjten, një makinë e një shtetasi shqiptar ka shpërthyer. Ngjarja ka ndodhur në parkingun e një dyqani në Ëilhelmstadt, Berlin.
Kanë qenë banorët pranë parkimit të cilët raportuan shpërthimin e fortë i cili dyshohet me eksploziv.
Autoritetet gjermane pasi mbërritën e vendin e ngjarjes thanë se rrethanat mbeten ende të paqarta dhe se hetimet po zhvillohen në të gjitha pistat.
“Makina është e regjistruar me targa gjermane në pronësi të një shtetasi shqiptar”, – shkruajnë mediat gjermane, ndërsa zëdhënësja e policisë tha se nuk ka gjasa të ketë defekt teknik.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo