Një sasi lënde plasëse e dyshuar tritol ka shpërthyer në portën e oborrit të një shtëpie në fshatin Marikaj, në Vorë. Lajmin e konfirmon dhe Policia e Tiranës, e cila bën me dije se ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për rastin.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05.55 të mëngjesit të kësaj të hëne dhe pronari i shtëpisë ku ka ndodhur shpërthimi, shtetasi Elton Muça pretendon se nuk ka konflikte me askën.
“Më datë 19.02.2024, rreth orës 05:55, është marrë njoftim se në Marikaj, Vorë, në portën e avllisë së shtetasit Elton Muça, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë ka dëme të vogla materiale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Dyshimet paraprake janë se një person i maskuar është afruar pranë shtëpisë dhe pasi ka lënë lëndën plasëse në portën e saj, është larguar me vrap.
Vijon…
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo