Lajme

Shpërthim në një karburant në Tiranë, dy persona përfundojnë në spital

Një shpërthim i vogël ka ndodhur sot në një pikë karburanti në Tiranë në rrugën “Bardhyl”, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Mësohet se ata janë transportuar menjëherë në spital dhe për fatin e mirë janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka njoftuar se autoboti ka qenë duke furnizuar me benzinë karburantin, ndërsa ka pasur një shpërthim që ka dëmtuar menaxherin me inicialet M.Ç dhe shoferi i autobotit me inicialet M.K.

Në njoftimin e policisë thuhej:

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.11.2023, rreth orës 13:30, në Rrugën Bardhyl, gjatë kohës që ka qenë duke u furnizuar një karburant me benzinë, nga një autobot, ka ndodhur një shpërthim.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. Ç., (menaxher) dhe shtetasi M. K. (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve”.