Lajme

Shpërthimi me tritol në lokalin në Kamëz, arrestohet një prej autorëve

Arrestohet një nga autorët e shpërthimit me tritol dje në lokalin e Oltjon Muçajt në Kamëz.

58 vjeçari me iniciale B.M., banues në Tiranë  dyshohet se është njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e të shtunës, 18 nëntor në një lokal në rrugën “Donald Trump”, në Kamëz, ku shpërtheu lëndë plasëse.

Sipas hetimeve ka rezultuar sa targat e automjetit tip ‘’Audi’’ janë në pronësi të 58 vjeçarit të arrestuar. 58-vjeçari nuk ka folur para oficerëve të polcisë duke mos dhënë asnjë detaj. Dyshohet se ai mund të ketë qenë shoferi.

Identifikimi i autorëve është bërë i mundur pasi dje u publikuan pamjet nga momenti kur autori i hedh lëndën plasëse lokalit. Nga pamjet duket se autori del me nxitimim nga makina, hedh lëndën plasëse dhe vrapon për te automjeti për tu arratisur.

Për fat të mirë nga shpërthimi në biznesin e Oltjon Muçajt nuk ka pasur persona të lënduar, pasi lokali ishte i mbyllur.

Njoftimi i Policise:

M., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se është njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal në rrugën “Donald Trump”, në Kamëz, ku shpërtheu lëndë plasëse.

Policia e Kamzës thotë se është pranë identifikimit dhe të personit që shfaqet në video teksa ndez tritolin dhe e hedh në lokalin në Kamëz