Kuriozitete

Shpërthimi në Gjirokastër, makinës i ishte vënë tritol. Humb jetën 45-vjeçari, pasagjeri jashtë rrezikut për jetën

Ka humbur jetën gjatë transportimit drejt Tiranës drejtuesi i automjetit tip “Benz”, i cili shpërtheu në lëvizje mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër.

Sipas policisë shpërthimi është shkaktuar nga lëndë plasëse.

45-vjeçari B.D., drejtues i automjetit, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra duke humbur jetën në spital.

Ndërkohë, pasagjeri E. M., 26 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Të Ngjashme