Lajme

Shpëtohet mrekullisht fëmija në Mitrovicë pasi ra në ujë në një restorant

Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë, ka bërë të ditur se është shpëtuar mrekullisht një fëmijë, i cili kishte rënë në ujë në një nga restorantet e qytetit.

Në njoftim jepen detaje, ku thuhet se, në vendngjarje kishte qëlluar Pediatrja e Spitalit, Dr. Pranvera Rexha që kishte reaguar menjëherë me masa reanimatore, dhe se, më të mbërritur në Emergjencë, janë ndërmarrë masat reanimuese.

“Shpëtohet mrekullisht një fëmijë si pasojë e rënies në ujë. ​Në orët e pasdites, nga ekipi mjekësor i Urgjencës së Qytetit në Mitrovicë është sjellë një fëmijë në gjendje të rënduar shëndetësore në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”, si pasojë e rënies në ujë në njërin nga restorantet e qytetit. Në vendngjarje kishte qëlluar Pediatrja e Spitalit, Dr. Pranvera Rexha që kishte reaguar menjeherë me masa reanimatore. ​Me të mbërritur në Emergjencë, menjëherë janë ndërmarrë masat reanimuese nga stafi emergjent: Dr. Mirjeta Binakaj Gërxhaliu, specialiste e emergjencës, si dhe ekipi i anestezionit, Dr. Veton Pllana. ​Po ashtu, ekipi i infermierëve: Gjyljeta Hajdari, Saranda Rexha, Luljeta Sadiku, Afrim Syla  dhe teknikët e anestezionit, Musa Kurti dhe Gjyljeta Hajdari. ​Pas reanimimit dhe stabilizimit të gjendjes, fëmija është transferuar në QKUK me përcjellje nga mjeku emergjent dhe infermierët për trajtim të mëtejshëm, me parametra mjekësorë më stabilë”, shkruhet në njoftimin e spitalit.

Të Ngjashme