Lajme

“Shpresa e fundit”, emigranti ngre shtatoren e Albin Kurtit në oborrin e shtëpisë

Sabahudin Uka  nga fshati Peran Podujevës ka ngritur një shtatore në oborrin e banesës së tij në nder të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Shtatorja u zbulua sot në fshatin Peran të Podujevës. “Albin Kurti, shpresa e fundit”, është mbishkrimi i shtatores.

Mediat në Kosovë shkruajnë se kosto e shtatores vlerësohet të ketë një çmim prej rreth 50 mijë eurove.

Pas përurimit banorët që ishin mbledhur në fshat, ia morën valles me rastin e ngritje së shtatores së kryeministrit Kurti që prej sot ka zënë vend në fshatin e tyre, në dyert e oborrit të një emigranti që jeton në Spanjë.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo