
Tom Hanks është kthyer në një nga aktorët më të dashur në botë që nga vitet 1980, me interpretime të paharrueshme në filma si “Splash”, “Bachelor Party” dhe “Big”. Për katër dekada, filmat e dy herë fituesit të Oscarit për interpretimet e tij në “Philadelphia” dhe “Forrest Gump”, kanë qenë disa nga filmat me fitimet më të larta të kohës së tyre.
Por tashmë, në moshën 68-vjeçare, pamja e aktorit i ka shqetësuar fansat e tij, pas një paraqitjeje të paharrueshme në programin Saturday Night Live. Hanks ishte i pranishëm në 50-vjetorin e programit dhe e bëri këtë së bashku me figura të tjera të mëdha aktrimi si Marty Short, Tuna Fey, Scarlett Johansson, Emma Stone, Paul Rudd, Melissa McCarthy, Kristen Wiig dhe John Mulaney.
Gjatë paraqitjes së tij, disa fansa të tij vunë re duart e aktorit që dridheshin, gjë që ka ndezur një sërë debatesh në rrjetet sociale. “A po i dridhet dora Tom Hanks?”, komentoi një fans në llogarinë zyrtare të SNL në Instagram, ndërsa një tjetër komentoi: “E vura re edhe këtë! Dhe tani jam i shqetësuar”, “Ai ishte në emisionin e Graham Norton pak kohë më parë dhe e vura re edhe atje…”, ka postuar një tjetër.
Ndërsa është e vërtetë që këto probleme shëndetësore lidhen ndoshta me moshën e tij, nuk është hera e parë që komentohet për shëndetin e aktorit, sidomos për shkak të dridhjes së duarve.
Vlen të kujtojmë se disa vite më parë, teksa promovonte filmin “Elvis”, Hanks nuk mundi të kontrollonte dorën e djathtë teksa mbante mikrofonin.
bal