Mikroplastika e përdorur në paketimin e ushqimeve dhe bojërat është zbuluar për herë të parë në zemër.
Një ekip nga Spitali Anzhen i Pekinit në Kinë, siç raportohet nga Daily Mail, mblodhi mostra të indeve të zemrës nga 15 pacientë të kirurgjisë në zemër, si dhe mostra gjaku të marra para dhe pas operacionit.
Mikroplastika u gjet në të gjitha mostrat e gjakut dhe në indet e zemrës.
Ajo që vlerësohet është se i kanë thithur apo gëlltitur.
Nëntë lloje plastike u gjetën në pesë lloje të indeve të zemrës. Dhjetëra deri në mijëra copa mikroplastike individuale u zbuluan duke përdorur lazer dhe imazhe infra të kuqe, por sasitë ndryshonin midis pacientëve.
“Zbulimi i mikroplastikës është shqetësues dhe nevojiten më shumë studime për të hetuar se si ato hyjnë në indet e zemrës”, thonë shkencëtarët pjesëmarrës.
Ata shtuan se hulumtimi i tyre, i botuar në revistën Environmental Science & Technology, theksoi se procedurat invazive mjekësore si operacioni në zemër janë një rrugë e anashkaluar për hyrjen e plastikës në trup.
Në gjak, plastika mund të ngjitet në membranën e jashtme të qelizave të kuqe të gjakut dhe mund të ndikojë në aftësinë e tyre për të transportuar oksigjen.
Ato gjithashtu janë lidhur me zhvillimin e kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe demencës, si dhe me problemet e fertilitetit.
Qelizat nuk mund të shpërbëjnë grimcat plastike në trup, duke çuar në inflamacion të konsiderueshëm.
Shkencëtarët kanë zbuluar më parë mikroplastikë në mushkëritë, trurin dhe gjakun e njerëzve të gjallë dhe kufomave, por sa plastikë hyn në trupin tonë është ende duke u hulumtuar.
Çfarë është mikroplastika
Mikroplastika është copë e vogël plastike dhe zakonisht është më e vogël se 5 milimetra. Ato ndahen në dy kategori kryesore: primare të cilat lëshohen drejtpërdrejt në mjedis dhe dytësore të cilat vijnë nga sende plastike më të mëdha si qeset plastike, shishet dhe rrjetat e peshkimit.
Sipas Parlamentit Evropian, primare vlerësohet të përbëjë 15% deri në 31% të mikroplastikës në oqeane dhe dytësore 69% deri në 81% të mikroplastikës të pranishme në oqeane./Albeu.com/