Shqipe Abazi prej një jete është në skenë, përherë serioze dhe mjaft e përmbajtur edhe në stil.
Këngëtarja ka postuar një foto në Instagram, ku shihet me kapele, duke pirë një pije. Paraqitja e saj dallon nga imazhi që ajo sjell zakonisht në skenë.
Me këtë pamje, Shqipe duket si një zonjë elegante dhe e rafinuar, ndërsa stili i saj të kujton një franceze, shkruan “Kosovarja”.
Fotoja sjell një tjetër anë të këngëtares, larg paraqitjes së saj të zakonshme skenike.
