Pas përvojës së saj intensive në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2, ku dominoi si një nga personazhet më të ndjekur dhe të diskutuara, Shqipe Hysenaj ka qenë e ftuar në emisionin e njohur “Ora e Pasdites”.
Gjatë intervistës, ajo reflektoi mbi rrugëtimin e saj në konkurs, duke treguar emocione dhe krenari për arritjen deri në natën finale, ku mori vendin e tretë.
Në diskutimin e saj, Shqipe nuk hezitoi të shprehë bindjen e plotë për faktin se ajo ishte e denjë për vendin e parë në këtë edicion.
“Fitoren e kam merituar vetëm unë, dhe në mendjen time kam fituar unë”, deklaroi Hysenaj me vendosmëri.
Ky koment ka shtuar diskutimet në publik mbi kriteret e suksesit dhe meritokracinë në një format televiziv si ai i BBVK, ku dinamika brenda shtëpisë dhe votimi i publikut shpesh herë sjellin rezultate të papritura.
Ndërsa edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova u kurorëzua me fitoren e ish-futbollisti nga Vitia, Lumbardh Salihut, Shqipe Hysenaj mbetet një nga personazhet që me siguri do të mbahet mend për qëndrimin e saj të vendosur dhe për kontributin e spikatur në spektakël.