Shqipëria pritet të thyejë një rekord të ri të vizitave nga turistët e huaj këtë verë. Një eufori është krijuar si në mediat e huaja dhe ato vendase por edhe nga politikanët shqiptarë.
Megjithatë realiteti është ndryshe. Në listën e qyteteve europiane më të populluara me turistë për momentin, Shqipëria nuk figuron.
Lisën e kryesojnë destinacionet më të njohura që prej vitesh tashmë presin miliona turistë gjatë gjithë vitit.
Sipas një studimi të bërë nga “Holidu”, aktualisht qyteti më i populluar nga turistët është Dubrovniku në Kroaci.
Venecia, Bruges dhe ishulli grek i Rodhos ndodhen në vend të dytë, tretë dhe të katërt.
Rejkjaviku është në vend të pestë të listës së qyteteve që po “vuajnë” nga mbipopullimi i turistëve.
Lista e plotë: