Lajme

Shqipëria në “GRUP FERRI”, Spanja, Kroacia dhe Italia kundërshtarët e kuqezinjve

Është hedhur shorti për grupet e Euro 2024. Kombëtarja shqiptare ka njohur kundërshtarët me të cilët do të përballet në Europianin e Gjermanisë.

E klasifikuar në Grupin B, kuqezinjtë do të luajnë përballë Spanjës, Kroacisë dhe Italisë. Padyshim një “GRUP FERRI” për Kombëtaren tonë që pritet të japë maksimumin përballë këtyre kundërshtarëve të vështirë. Më poshtë keni dhe grupet e tjera të Europianit.

Grupi A: Gjermania, Hungari, Skoci, Zvicër

Grupi B: Spanjë, Shqipëri, Kroaci, Itali

Grupi C: Angli, Danimarkë, Slloveni, Serbi

Grupi D: Play-off A, Hollandë, Austri, Francë

Grupi E: Belgjikë, Sllovaki, Rumani, Play-off B

Grupi F: Turqi, Play-off C, Portugali, Çeki.