Lajme

Shqipëria nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim ekonomik me Francën

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete ka zhvilluar sot një takim me delegacionin francez që shoqëronte presidentin Emmanuel Macron.

Mete ka zbardhur takim ku bën me dije se me Ministrin e Deleguar përgjegjës për Tregtinë e Jashtme, Atraktivitetin dhe Disporën, Oliver Becht dhe një përfaqësi të bizneseve franceze, u diskutuan mundësitë që ofron Shqipëria për zgjerimin e pranisë dhe investimeve francese në Shqiëri.

Gjithashtu, ministri njofton se vullneti për të intensifikuar marrëdhëniet ekonomike mes Shqipërisë dhe Francës u konkretizua përmes nënshkrimit të udhërrëfyesit për bashkëpunimin ekonomik.

Më tej, Mete shton se pika kryesore e dokumentit të firmosur është fuqizimi i shkëmbimeve ekonomike si dhe thellimi  i bashkëpunimit në sektorët strategjikë si turizmi, infrastruktura, energjia e rinovueshme, bujqësia, inovacioni etj.