Shqipëria do të performojë sonte në gjysmëfinalen e dytë në Eurovision, ku këngëtarja, Besa Kokëdhima do të këndojë e dyta.
Ajo do ta përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Titan”.
Eurovisioni këtë vit po mbahet në Malmo të Suedisë pas fitores triumfuese të Loreen në edicionin e vitit të kaluar.
16 shtete do të marrin pjesë në gjysmëfinalen e dytë, ndërsa vetëm 10 prej tyre do të kualifikohen në finalen e madhe.
Finalja e madhe e Eurovisionit 2024 do të mbahet të shtunën, më 11 maj.
/TeVe