Lajme

“Shqipëria të zhvillojë kapacitetet e sigurisë”, ish-ministri: Nëse Kosova pushtohet, jemi automatikisht në luftë

Ish-ministri i Mbrojtjes, Sandër Lleshaj, ka folur lidhur me ngjarjen e ndodhura në veri të Kosovës ku si pasojë e një sulmi terrosit nga Serbia humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku. Për emisionin “Të Paekspozuarit”,  Lleshaj ka thënë se përqëndrimi i trupave në kufi është e rrezikshme. Ai theksoi se fakti që SHBA dhe vendet e tjera janë alarmuar, mjafton që dhe ne të jemi të alarmuar.

Së fundmi po shohim përqendrimin e trupave në kufi, kjo është e papranueshme dhe e rrezikshme. Fakti që SHBA dhe vendet e tjera u alarmuan mjafton që dhe ne të jemi të alarmuar ndoshta dhe më shumë se ata. Por janë shumë gjëra, nuk është vetëm përqendrimi në kufi, janë një seri çështjesh që janë ceduar për tu parë në kohën e duhur, sepse më mirë të alarmohesh në kohën e duhur sesa tani që është vonë dhe trupat kanë hyrë brenda territorit të Kosovës”, tha ai.

Ndër të tjera ish-ministri u shpreh se Shqipëria duhet të përgatitet pasi mendon se Serbia është treguar konsensuente në ndjekjen e kursit të saj ndaj Kosovës. Sipas tij Kosova duhet të zhvillojë kapcitete për tu mbrojtur dhe t’ja bëjë të qartë çdo agresori se orvatja ndaj saj është e pamundur.

“Nuk pranoi kurrë fajësi në Kosovë dhe pastaj ndërmori programin e madh të armatimit i cili s’ka asnjë logjikë tjetër vetëm për të zbatuar atë angazhim që i ka vënë vetes në kushtetutë. Në këtë kuptim them që shpresa për të pasur ndryshime në politikën e Serbisë do mund të vijë kur politika e Kosovës dhe perëndimit të jetë e predispozuar me një mori force, Serbisë i duhet bërë e qartë se obligimi i saj për Kosovën është i pamundur dhe kjo bëhet jo me fjalë. Kosova duhet të zhvillojë kapacitete për tu mbrojtur dhe ti bëjë të qartë çdo agresori se orvatja ndaj saj është e pamundur.

Por dhe Shqipëria interesat tona kanë një nivel shtrirje gjeografikisht dhe Kosova është pjesë e interesave të sigurisë së Shqipërisë që do të thotë që dhe Shqipëria duhet të zhvillojë kapacite sigurie. Jemi përballë një skenari ekstrem sepse Kosova ndodhet në garancinë  e KFOR, ndërkohë që Serbia atje është e përhershme dhe po ashtu ambicia e saj. Ndërkohë që nëse hipotetikisht ndodh që Serbia përfshihet në një angazhim ushtarak në Kosovë dhe ne jemi të përfshirë automatikisht sepse Shqipëria do përfshihet në nivelin popullor, njerëzor, prandaj them se Shqipëria automatikisht është në luftë nëse Kosova pushtohet. Ne jemi automatikisht të përfshirë në këtë luftë”, tha ai ndër të tjera.