Data 28 janar do të mbetet në histori. Maqedonia do të drejtohet në 100 ditët e arshshme nga një kryeministër shqiptar. Talat Xhaferi dhe kabineti i tij qeveritar u votuan ditën e së djelës në Kuvendin e RMV.
“Bekimet” për këtë detyrë të re Xhaferi i mori nga e gjithë politika e gjerë shqipare. Krerët e opozitës në Shqipëri, qeveria shqiptare dhe të gjithë politikanët i përcollën urimet e tyre Xhaferit, shqiptarit të parë në krye të qeverisë.
Gjithashtu, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani uruan kryeministrin e Maqednosë për këtë detyrë të re.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo