Lajme

Shqiptarët vendosin, gazetari Elvi Fundo zgjidhet Personazh i Vitit 2023

Shumë ngjarje, shumë zhvillime, shumë personazhe në këtë vit 2023 që po lëmë pas. Njerëz të njohur që në një mënyrë ose tjetër ka shënjuar gjurmë në aspektin social, ekonomik, kulturor dhe politik.

Prej një muaji Newsbomb.al bëri sondazhin për Personazhin e Vitit. Votat ishin të shumta, ndjekësit dhanë preferencën e tyre duke u bërë pjesë e votimeve, ku fitues doli Elvi Fundo. Gazetari dhe botuesi i njohur ka qenë një nga më të përmendurit në këtë vit kalendarik që po lëmë pas, duke fituar edhe këtë sondazh të Newsbomb.al.

Ai ishte iniciator i nisjes së hetimeve nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me aferën e madhe korruptive të inceneratorëve të Tiranës, Elbasanit dhe Fierit. Fundo ka denoncuar sistematikisht me fakte atë që ndodhte veçanërisht në djegësin e kryeqytetit, për të cilin SPAK ka nisur hetimet e thelluara duke vënë në pranga edhe njeriun më të afërt të Erion Veliajt, Taulant Tushan.

Fundo ka marrë 24.3 përqind të votave, i ndjekur nga një tjetër gazetar si Osman Stafa me 15.18 përqind të votave. Duhet thënë që Stafa ishte një nga më aktivët në këtë vit që lamë pas duke qenë gjithmonë shumë afër qytetarëve me problematikat e përditshme. Në vend të tretë renditet Gersi Troka, duke grumbulluar 451 vota. Kampioni shqiptar i notit për personat me aftësi ndryshe shkëlqeu në Lojërat Botërore Olimpike Speciale duke zënë vendin e parë.

Ndërkohë renditja e 12 personazheve të përzgjedhur nga redaksia Newsbomb.al, vijon si më poshtë:

1 – Elvi Fundo 5 – Altin Dumani 9 – Mira Murati
2 – Osman Stafa 6 – Benet Beci 10 – Ola Xama
3 – Gersi Troka 7 – Afrim Bunjaku 11 – Edita Shkreli
4 – Albin Kurti 8 – Armand Duka 12 – Dua Lipa

Ndërkohë, redaksia Newsbomb.al kërkon të sqarojë të gjithë skeptikët në lidhje me këtë votim se sipas skuadrës së IT-së që mirëmban dhe survejon median tonë, votat kanë qenë të rregullta, të gjitha me IP të ndryshme. Pra, një votues nuk kishte të drejtë të shprehte pëlqimin e vet më shumë se një herë.

Stafi i redaksisë së Newsbomb.al ju uron të gjithëve Gëzuar Vitin e Ri dhe veçanërisht këta personazhe të përzgjedhur, i inkurajon për të bërë sa më mirë edhe në 2024-tën!

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo