Një i moshuar shqiptar, që jetonte prej vitesh në Itali ka humbur jetën, pasi u përplas nga një tren.
E bija, pa asnjë informacion mbi të atin, njoftoi autoritetet duke e shpallur të humbur. Mirëpo, shumë shpejt mori lajmin e hidhur.
“Ne po kërkojmë babanë tim që doli nga shtëpia rreth orës 16:00 dhe nuk u kthye në shtëpi. Nëse dikush e sheh atë, kishte veshur pallto kafe, ec ngadalë”, thuhej në njoftimin e familjarëve.
I ndjeri Xhevdet Zena, 73 vjeç u përplas nga treni që udhëtonte nga Pavia në drejtim të Vercelli rreth orës 18:00. Ai kishte dalë për një shëtitje, por fatekqësisht nuk u kthye më.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo