Lajme

Shqiptari mund kongolezin Nsasi dhe merr titullin WBC International në boksin profesionist

Ermal Hadribeaj është Kampion Bote në versionin WBC International. Gjithçka ka ndodhur në mbrëmjen e së enjtes, kjo në Natën e Kampioneve, që pushtoi për disa orë sheshin “Nënë Tereza” të Tiranës. Në një ndeshje me dhjetë raunde nga tre minuta, Hadribeaj ka qenë mbi kundërshtarin e tij kongolezin Nsasi.

Por mbrëmjen e ka zbukuruar dhe Muhamet Qamili, që në një tjetër ndeshje me 10 raunde nga tre minuta, kjo për titullin WBC Youth Ëorld International, ka fituar ndaj italianit Kalea. Sakaq ndeshja e Amarildo Bakajt me boksierin nga Tanzania, Pazimapazi u anullua për shkak se njëri prej boksierëve ishte mbi peshë.

Përpara sfidave të rëndësishme kanë fituar dhe Çeta, Vraja, Beqiri, Santini dhe Kolashi, teksa boksi profesionist mbajti të mbërthyer për disa orë sportdashësit kryeqytetas. Një mbrëmje boksi që së shpejti do të vijë në ritransmetim dhe në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.