Një djalë i ri nga Kosova, ka prekur zemrat e të gjithëve në një spektakël talentesh në Amerikë, “American Idol”.
Kim me një zë të mrekullueshëm, ka mahnitur jurinë e këtij spektakli, por ajo që ra më shumë në sy, ishte historia prekëse që ai tregoi.
Mes lotëve, tha se nëna e tij jeton ende në Kosovë dhe se dy vite pasi ai u lind, nëna u sëmur dhe nuk e ka dëgjuar më të këndojë.
Mesa duket talentin e tij, e ka marrë nga e ëma për të cilën flet me aq shumë dashuri para të gjithë botës. Kim tregon se të gjithë njerëzit i thonë se ai ka zërin e të ëmës.
I riu jeton në Brooklin dhe punon në një restorant. Në “American Idol”, këndoi këngën “Heal” nga Tom Odell dhe u shpreh se ai mund të arrijë të këndojë çdo këngë.
Kim kaloi në fazën tjetër, ku juria i kërkoi të telefonte nënën e tij për t’i dhënë lajmin. Ai e telefonin dhe i thotë se ku ndodhet. Madje juria i ka kërkuar që të këndojë dhe një këngë në shqip për nënën e tij, ndërkohë që ajo e ndiqte nga telefoni.
Kim vendosi të këndojë këngën “Oj Kosovë, oj nëna ime”, performim nga i cili juria mbeti “me gojë hapur”. Kim bëri shqiponjën me dy duar dhe u shpreh se është krenar për vendin nga vjen.
bal