Lajme

Shqiptari vjedh 2 mijë euro në klinikën estetike në Selanik (VIDEO)

Një 36-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Greqi, pasi është përfshirë në vjedhjen e një biznesi.

Mediat fqinje shkruajnë se gjatë ditës së djeshme, 21 nëntor, 36-vjeçari shqiptar është paraqitur në ambientetet e një klinike estetike në Selanik. Shqiptari u ka kërkuar punonjësve të klinikës që t’i japin mbrapsht 600 euro-t që një e afërmja e tij kishte dhënë në klinikë në formë parapagese për një ndërhyrje për heqje dhjami.

Me kuponin tatimor në duar, me tone të larta 36-vjeçari ka kërkuar paratë. Por punonjëset kanë refuzuaar t’ia japin. Pas kësaj ai ka marrë me forcë kasën ku ndodheshin paratë dhe u arratis. Në kasë kishte në total dy mijë euro.

Klikoni këtu për të parë videon  

Mënjehërë punonjëset njoftuan policinë, e cila pas disa orës kërkimesh bëri të mundur arrestimin e shqiptarit, i cioi dorëzoi paratë në komisariat. Gjithashtu policia ka arrestuar edhe 56-vjeçaren që urdhëroi shqiptarin të merrte paratë nga klinika estetike.

Sipas informacioneve për protothema.gr 56-vjeçarja është drejtoreshë në një shkollë private në Selanik. Ajo ka thënë në policia se ka kërkuar nga klinika që t’i kthejnë paradhënien, por procedura për kthimin e parave nuk u bë kurrë, e për këtë arsye ajo kërkoi ndihmën e 36-vjeçarit shqiptra.