Fabiola Rama është shqiptarja specialiste e burimeve njerëzore pranë kompanisë prestigjioze në Cyrih.
Profileve të suksesshme në diasporë i bashkohet edhe Fabiola Rama, e cila është me profesion financiere, e lindur në qytetin e Skraparit, e arsimuar në Shqipëri dhe Japoni, prej dy vjetësh jeton së bashku me familjen në Cyrih të Zvicrës.
Fabiola përfundoi studimet universitare në Universitetin e Tiranës, Fakultetin Ekonomik, dega Financë dhe Kontabilitet. Po ashtu përfundoni studimet MBA në fushën e Menaxhimit të Korporatave, e specializuar në Burimet Njerëzore, pranë Universitetit të Toyama-s, Japoni.
Ajo tani është punësuar si Specialiste e Burimeve Njerëzore pranë kompanisë Global Project Services A.G, është përgjegjëse e rekrutimit dhe mobilizimit të burimeve njerëzore në disa projekte të mëdha në Europë, Azi, dhe Amerikën Latine.