Revista prestigjoze “Fortune” ka prezantuar listën e 100 Grave më të Fuqishme në Biznes.
Për herë të parë, e përfshirë është edhe shqiptarja Mira Murati, Shefe e Teknologjisë në OpenAI dhe Susan Li.
Mira Murati, ka studiuar inxhinieri në Universitetin e Inxhinierisë Thayer në Dartmouth.
35-vjeçarja shqiptaro-amerikane nga San Fancisco, ka udhëhequr edhe zhvillimin e projekteve të prodhimit të automjeteve të Tesla Motors, duke përfshirë modelin X, si dhe nisma revolucionare të industrisë ajore. Ajo ka mbikqyrur skuadrat e inxhinierisë dhe prodhimit të Leap Motion.
Lista kryesohet për të tretin vit radhazi nga CEO e CVS Health Karen S. Lynch, e ndjekur nga CEO e Accenture Julie Sëeet , CEO e GM Mary Barra.
Renditja globale prej 100 liderësh përfshin 53 të sapoardhur në listë këtë vit duke përfshirë bashkëthemeluesen e Skims dhe SKKY Kim Kardashian dhe CEO e Coty Sue Nabi , një grua transgjinore.
Fortune vëren se në gjysmën e parë të këtij viti, 106 CEO në mbarë botën lanë punën e tyre. Nga zëvendësimet e CEO-ve, 13% ishin gra, nga 2.4% në 2018. Fortune shkruan: “Bota e biznesit po kërkon ndryshim dhe gratë lidere po takohen në këtë moment”.