ShowBizzz

Shtatë zakonet e njerëzve me forcë të madhe mendore

Në fillim çfarë kuptojmë me qëndrueshmëri të madhe mendore:“Aftësia për të punuar shumë, dhe për të reaguar ndaj dështimit dhe fatkeqësive; cilësia e brendshme që u jep mundësi individëve të punojnë shumë dhe t’i përmbahen pasioneve dhe qëllimeve të tyre afatgjata.”

Pastaj është forca e karakterit, si një cilësi themelore që ka çdo person i suksesshëm, pasi qëndrueshmëria mendore ka hedhur më parë bazat për suksesin afat gjatë.

Për shembull, njerëzit e suksesshëm janë shumë të aftë në vonimin e të qenit të kënaqur. Ata janë shumë të aftë për t’i bërë ballë tundimit, por edhe në kapërcimin e frikës për të bërë atë që duhet të bëjnë. Sigurisht, kjo nuk do të thotë që ata nuk kanë frikë, por se ta janë të guximshëm, dhe ky është dallimi i madh.

Njerëzit e suksesshëm nuk vendosin vetëm prioritete në jetë. Ata bëjnë vazhdimisht atë që kanë vendosur se është më e rëndësishmja. Të gjitha ato cilësi kërkojnë forcë mendore dhe qëndrueshmëri, prandaj nuk është rastësi që ato janë disa nga cilësitë e njerëzve jashtëzakonisht të suksesshëm. Ja cilat janë 7 mënyrat se si mund të bëheni më të fortë mendërisht, dhe për rrjedhojë më të suksesshëm:

1. Veproni gjithmonë sikur të keni kontrollin e plotë të situatës

Ekziston një shprehje e madhe e Ignatiusit:“Lutuni sikur Zoti të kujdeset për të gjithë; veproni sikur gjithçka të varet nga ju!” E njëjta premisë vlen edhe për fatin. Shumë njerëz mendojnë se fati ka shumë të bëjë me suksesin ose dështimin. Nëse ata kanë sukses, fati i favorizoi ata, dhe nëse ata dështojnë fati ishte kundër tyre.

Shumica e njerëzve ndjejnë se fati ka luajtur një rol në suksesin e tyre. Por njerëzit e suksesshëm nuk presin fatin e mirë apo të shqetësohen për fatin e keq. Ata veprojnë sikur suksesi ose dështimi të jenë tërësisht nën kontrollin e tyre. Nëse ata kanë sukses, atë e sollën ata. Nëse dështojnë, sërish kjo është përgjegjësi e tyre.

Duke mos humbur energjinë mendore duke u shqetësuar në lidhje me atë që mund të ndodhë me ju, ju mund të bëni të gjitha përpjekjet tuaja për t’i bërë gjërat të ndodhin. Dhe pastaj, nëse keni fat, akoma më mirë. Ju nuk mund ta kontrolloni fatin, por sigurisht që mund të ​​kontrolloni veten.

2. Lërini mënjanë gjërat tek të cilat nuk keni aftësi të ndikoni

Forca mendore është si forca e muskujve, askush prej tyre nuk ka një energji të pakufizuar. Atëherë, pse të harxhoni fuqinë tuaj mbi gjëra që nuk i kontrolloni dot?Për disa njerëz,një ndër gjërat është politika. Për të tjerët, familja. Për të tjerët, është ngrohja globale.

Çfarëdo që të jetë, ju kujdesuni,dhe uroni që edhe të tjerët të kujdesen. Ok, ja çfarë mund të bëni:Votoni. Merrni ndonjë këshillë. Ricikloni dhe zvogëloni kontributin tuaj në ndotjen e mjedisit. Bëni atë që mund të bëni. Bëhu vetë ndryshimi, por mos u përpiq që t’i ndryshosh të gjithë të tjerët(Ata nuk do ta bëjnë këtë).

3. Shiheni të kaluarën si një përvojë të vlefshme, dhe asgjë më shumë

E kaluara është e vlefshme. Mësoni nga gabimet tuaja. Mësoni nga gabimet e të tjerëve. Më e lehtë të thuhet sesa të bëhet? Varet nga perspektiva juaj. Kur ju ndodh diçka e keqe, shiheni atë si një mundësi për të mësuar diçka që nuk e dinit.

Kur një person tjetër bën gabim, mos mëso vetëm prej tij, shihe atë si një mundësi për të qenë i sjellshëm, falës dhe mirëkuptues. E kaluara është vetëm përvojë; ajo nuk te përcakton ty. Mendoni mbi atë çfarë shkoi keq, por vetëm në lidhje me mënyrën se si do të siguroheni që herën tjetër, ju dhe njerëzit përreth jush, të mësoni sesi gjërat të shkojnë më mirë.

4. Festoni suksesin e të tjerëve

Shumë njerëz -dhe jam i bindur që ju njihni të paktën disa – e shohin suksesin si një lojë me shumën zero:Ka kaq shumë për të bërë në këtë botë. Kur dikush tjetër shkëlqen, ata mendojnë se kjo e zbeh perspektivën e tyre për të ecur përpara. Pakënaqësia që kanë u thith një sasi të madhe të energjisë mendore, e cila mund të ishte përdorur më mirë diku tjetër.

Kur një mik bën diçka të mrekullueshme, kjo nuk ju pengon ju që të bëni diçka të shkëlqyer. Në fakt kur bëhet fjalë për suksesin, zogjtë e një foleje kanë tendencë të tubohen bashkë, ndaj mbani në pranë miqtë tuaj të suksesshëm. Mos u hidhëroni nga suksesi i dikujt. Festoni çdo arritje kudo që ta vëreni atë, dhe me kalimin e kohës do ta gjeni edhe më shumë suksesin tek vetja.

5. Mos e lejoni kurrë veten të ankoheni

Fjalët tuaja kanë fuqi veçanërisht mbi ju. Por vajtimi gjithmonë mbi problemet tuaja, ju bën të ndiheni më keq dhe jo më mirë. Pra, nëse diçka nuk është në rregull, mos e humbni kohën duke u ankuar. Përdoreni atë energji mendore për ta bërë situatën më të mirë. Atëherë, pse të humbisni kohë? Rregullojeni tani problemin.

Mos flisni për atë që nuk shkon, por se si do t’i përmirësoni gjërat, edhe nëse ajo bisedë bëhet vetëm me veten. Dhe bëni të njëjtën gjë me miqtë apo kolegët tuaj. Mos shërbeni vetëm si një shpatull mbi të cilën ata mund të qajnë. Miqtë nuk i lënë miqtë e tyre të qajnë; miqtë i ndihmojnë miqtë të përmirësojnë jetën e tyre.

6. Fokusohuni vetëm tek përshtypja juaj

Askush nuk ju ka qejf për rrobat, makinën, pasurinë, statusin apo arritjet tuaja. Të gjitha këto janë gjëra. Njerëzve mbase mund tu pëlqejnë gjërat që keni, por kjo nuk do të thotë se ata ju pëlqejnë ju. Sigurisht, në dukje mund të duket se ju pëlqejnë, por ajo që është sipërfaqësore është gjithashtu e parëndësishme, dhe nuk është një marrëdhënie e vërtetë.

Marrëdhëniet e mirëfillta ju bëjnë më të lumtur, dhe ju do të krijoni marrëdhënie të mirëfillta vetëm kur mos t`i bëni gjërat për t’ju bërë përshtypje të tjerëve, dhe të filloni të përpiqeni të jeni vetvetja. Do të keni shumë më tepër energji mendore për të shpenzuar për njerëzit që kanë vërtet rëndësi në jetën tuaj.

7. Numëroni bekimet tuaja

Çdo natë para se të fikni dritën dhe të flini gjumë, ndaluni për një 1 sekondë dhe mos u shqetësoni për ato që nuk keni. Mos u shqetësoheni për atë që kanë të tjerët, dhe që ju nuk e keni. Mendoni se çfarë keni. Ju keni shumë gjëra për të cilat duhet të jeni mirënjohës. Ndiheni shumë mirë kur i numëron ato apo jo? Të ndjerit më mirë me veten tuaj, është mënyra më e mirë për të gjithë për të rikarikuar “bateritë” tuaja mendore. /

“Inc.com” – Bota.al