Lajme

Shtëpi bari në Dimal, arrestohen 5 persona, mes tyre dy punonjës të OSHEE-së

Një shtëpi bari është zbuluar nga policia në Dimal të Beratit. Banesa në fshatin Pobrat ishte përshtatur për kultivimin e kanabisit.

Policia sekuestroi 85 bimë të dyshuara narkotike kanabisi, 315 fidanë bime narkotike, 25 llamba, 1 aspirator, 6 ventilatorë dhe 20 rritës të energjisë elektrike.

Si rezultat i veprimeve operacionale në kuadër të këtij operacioni, u vunë në pranga shtetasit Bejdo Rapo, 21 vjeç (pronari i banesës), Igli Borova, 29 vjeç, ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Berat, pasi ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lushnjës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe vëllai i tij Frederik Borova, 25 vjeç, të dy banues në Fier.