Lajme

“Shtëpi”, Dua Lipa vjen për pushime në Shqipëri

Edhe këtë vit duket se këngëtarja shqiptare me famë botëorore, Dua Lipa ka zgjedhur disa ditë të pushimeve t’i kalojë në Shqipëri.

Dua Lipa ndodhet në Shqipëri dhe po shijon disa ditë pushime në jug dhe nuk ka ngurruar që t’i promovojë bukuritë natyrore të vendin tonë në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo ka ndarë disa foto më pamje piktoreske, ndërsa krahas postimit shkruan “Shtëpi”, shkrim të cilin e shoqëruan dhe me flamurin shqiptar.

Dua Lipa është ndër ato këngëtare që nuk e harrojnë origjinën. Ajo shpesh vjen në Shqipëri dhe vendin e saj ia promovon edhe botës.