Shkencë & Teknologji

Shtëpia e Bardhë mirëpret samitin dedikuar industrisë së kriptomonedhave

Elita e industrisë së kriptomonedhave do të takohet me presidentin Amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar sesi qeveria Amerikane do të implementojë vizionin e Trump për ta bërë vendin “kryeqytetin kripto të botës.”

Trump do të presë aktorët e ekosistemit si Michael Saylor, CEO i MicroStrategy, Zach Witkoff, një prej themeluesve të biznesit kripto të vetë presidentit World Liberty Financial dhe CEO-n e Coinbase Brian Armstrong.

CEO i Robinhood Vlad Tenev gjithashtu do tu bashkohet. Pjesëmarrësit presin që evenimenti të përqendrohet tek planet e Trump për të ndërtuar një rezervë strategjike që përmban Bitcoin dhe katër kriptomonedhat e tjera.

Ditën e Enjte Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për themelimin e rezervës duke i kërkuar Thesarit Amerikan të zhvillojë një strategji neutrale të buxhetit për blerjen e Bitcoin.

TS Poll - Loading poll ...

Aktorët e ekosistemit thanë se ishin optimistë për të punuar me një administratë që e sheh kripto-n si një klasë asetesh të zakonshme dhe shprehën shpresën për një proces të drejtpërdrejtë rregullator. /PCWorld Albanian