Lajme

Shtimi i KFOR-it te ura e Ibrit/ Reagon Bahtiri: I lus karabinierët italianë që të mos provokojnë situatën

Agim Bahtiri ka reaguar pas shtimit të trupave të KFOR-it në veri, mbi lumin Ibër.

Ai i ka bërë thirrje karabinierëve italianë që të mos provokojnë situatën, sepse paqja nuk vjen nga provokimi.

Reagimi i plotë:

Mbi Urën e lumit “Ibër”, karabinierët italianë duhet të kuptojnë se paqja nuk vjen nga provokimi, por nga mirëkuptimi.

I lus karabinierët italianë që të mos provokojnë situaten. Në vend që të bëhen pengesë, le të bëhen urë që bashkon, duke ndihmuar në krijimin e një të ardhmeje të përbashkët.

Qytetarët e Jugut dhe Veriut të Mitrovicës dëshirojnë të jetojnë në harmoni, pa kufij të padukshëm!