Fluksi i mërgimtarëve në hyrje të pikave kufitare në Kosovë po shtohet.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka përditësuar të dhënat e pritjeve për hyrje dhe dalje nga Kosova ku shihet një rritje e ndjeshme e kohës së pritjes për të hyrë në vend.
Sipas përditësimit të orë 08:11, pritjet në pikën kufitare në hyrje te Dheu i Bardhë arrijnë deri në 30 minuta.
Kurse, në Jarinje 20-30 minuta, dhe Merdarë deri në 15-20 minuta.
