Dhimbja e stomakut është e zakontë, jo vetëm tek fëmijët por edhe tek të rriturit. Shkaqet e kësaj dhimbjeje janë të shumta dhe përfshijnë urthin, aciditetin e lartë apo edhe fryrjet.
Dhimbja mund të shpaloset në momente krejt të papërshtatshme dhe të kap të papërgatitur. Më poshtë do të mësoni disa këshilla të AgroWeb.org për të larguar dhimbjen dhe për t’u ndierë më mirë.
Si Të Largoni Dhimbjen e Stomakut Në Mënyrë Natyrale
Shtrihuni
Qëndroni shtrirë ose të ulur në një pozicion ku ndieni më pak dhimbje.Nëse dhimbja vjen si pasojë e mostretjes atëherë përpiquni të ecni për disa minuta.
Kujdes Me Ngrënien e Tepërt
Nëse e keni tepruar me ushqimin, atëherë duhet ta lejoni stomakun ‘të marrë frymë’.Për të paktën një ditë pas dhimbjeve, përpiquni të ushqeheni vetëm me supa dhe sallata.Kafshatat e vogla janë gjithashtu një mënyrë e mirë për të ndihmuar stomakun.
Çaj Kamomili
Ky çaj është i njohur për aftësitë qetësuese. Pini dy ose tre filxhanë me çaj kamomili në ditët kur keni probleme, për të larguar dhimbjen dhe përmirësuar tretjen.
Dushi i Ngrohtë
Dhimbjet e stomakut si pasojë e ciklit te femrat mund të trajtohen nëpërmjet një dushi të ngrohtë.Po ashtu kompresat e ngrohta ose borsat me ujë të ngrohtë janë të rekomandueshme.
Çajrat Bimorë
Çaji me xhenxhefil dhe borzilok që në mëngjes parandalon dhimbjet e stomakut dhe lehtëson tretjen.Çajrat bimorë funksionojnë edhe kundër dhimbjes që shoqërohet me diare dhe të përziera.
Ushqyerja e Shpeshtë
Hani vakte të vogla çdo dy ose tre orë.Në këtë mënyrë, stomaku nuk do të tejmbushet dhe nuk do të dhembë.
Jini Të Vëmendshëm Ndaj Alergjive
Përpiquni të identifikoni ushqimet që mund të shkaktojnë dhimbje stomaku pa dijeninë tuaj.Disa njerëz janë alergjikë ndaj qumështit dhe nënprodukteve të tij apo grurit.
Ushqimet Me Fibër
Frutat dhe perimet janë të pasura me fibër dhe parandalojnë problemet me stomakun.Fibra parandalon fryrjen dhe konstipacionin që vjen si pasojë e konsumit të ushqimeve me shumë yndyrë.
Pini Ujë
Dehidratimi por edhe uria shoqërohen me dhimbje në stomak. Sigurohuni që pini ujë gjatë ditës.Ngrënia dhe pirja e rregullt parandalojnë dhimbjet e stomakut.Po ashtu, qëndroni larg kripës dhe kryeni aktivitet fizik.
Shmangni Ushqimet Që Shkaktojnë Fryrje
Ushqimet si fasulet, brokoli, lulelakra dhe lakra shkaktojnë gazra dhe fryrje, ndaj duhen konsumuar më pak nëse stomaku juaj nuk i toleron.
Hiqni Dorë Nga Ushqimet me Yndyrë
Ushqimet e shpejta që janë të pasura me yndyrna dhe sheqer janë një barrë e rëndë për stomakun.Përpiquni të hani ushqime të shëndetshme të gatuara në shtëpi.
Çelësi Është Tek Përtypja
Hani ngadalë, shijoni çdo kafshatë dhe përtypuni për të paktën 10 sekonda çdo kafshatë.Në këtë mënyrë, mund të parandaloni jo vetëm fryrjet dhe problemet me tretjen por edhe urthin./AgroWeb.org