ShowBizzz

Shtrohet në spital Oprah Winfrey, shkak problemet me stomakun

Oprah Winfrey u shtrua në spital për shkak të një problemi me stomakun, ka zbuluar shoqja e saj më e mirë Gayle King.

Ajo vazhdoi të përshkruajë në detaje simptomat që sëmundja i shkaktoi Oprah Winfrey dhe se i duhej t’i nënshtrohej trajtimit IV.

Kur u pyet për gjendjen e saj aktuale shëndetësore, Gayle tha se “ajo do të jetë mirë. Do të jetë në rregull”.

Prezantuesja e famshme ka bërë bujë vitet e fundit për dokumentarin e saj për personat që përdorin ilaçe për humbje peshe.

“Është një çështje shumë personale për mua”, tha Oprah, por edhe “për qindra miliona njerëz që luftojnë me peshën dhe obezitetin”./abcnews.al