Bukuroshja Elona Ndrecaj, e cila do të përfaqësonte Shqipërinë në “Miss World 2024”, do të jetë pjesë e këtij eventi bukurie vitin e ardhshëm, pasi viza e saj për në Indi nuk është aprovuar. India nuk e njeh ende shtetin e Kosovës dhe rrjedhimisht, as pasaportën përkatëse që Miss-i ka.
Ky njoftim është publikuar në rrjetin social Instagram edhe nga regjisorja Vera Grabocka, ku shkruhet,
“Ju bëjmë me dije që për arsye të mos marrjes së vizës me shtetin e Indisë, përfaqësuesja jonë e cila për momentin disponon pasaportën e shtetit të Kosovës, e bën të pamundur pjesëmarrjen në Miss World 2024. Në këto kushte Elona Ndrecajt do t’i jepet sërish mundësia të përfaqësojë Shqipërinë për vitin e ardhshëm. Faleminderit!”.
“Miss World” po mbahet në Indi nga data 18 shkurt dhe vijon deri më 9 mars. Elona Ndrecaj Ndrecaj përfaqëson një iniciativë të rëndësishme drejt fuqizimit të grave të margjinalizuara, të quajtur “Caring is Loving”, projekt i cili synon t’u ofrojë grave që janë viktima të dhunës një të ardhme më të mirë për veten dhe familjet e tyre.
bal