Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Altin Çokun, i cili akuzohet se nxiti vetëvrasjen e 27-vjeçares Sibela Abedini.
Nga hetimit dhe kqyrja e telefonit ka rezultuar që viktima ka pasur komunikime në rrjete sociale me personin Çokun në lidhje me foton që u postua në rrjetet sociale. Sakaq 39-vjeçari pretendon se foton e nuk e ka publikuar ai vetë, por shtetasi Haxhia.
“Foton e nxori shtetasi Haxhia. Mesazhet janë në telefonin e vajzës, të së ndjerës. Shpreh keqardhje për familjen e të ndjerës”, tha ai.
Sibela Abedini i dha fund jetës ditë më parë në Kamzë, duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte me qira.
Ajo ishte nëna e një vajze dy vjeçe, e cila tashmë ka mbetur e vetme, për shkak se nëna zgjodhi të vetëvritej nga bullizimi në Tik Tok. E reja ishte e martuar në Kosovë dhe prej dy vitesh ishte bërë nënë, por marrëdhënia e tyre ishte në krizë dhe 27 vjeçarja kishte ardhur të jetonte pranë familjes së saj në Kamzë.
Këtu, Sibela ishte njohur me personazhin e Tik Tok-ut, shtetasin Altin Çoku me të cilin kishte kaluar dhe një natë në hotel, sipas deklarimeve të këtij të fundit. Gjatë kohës që qëndronin bashkë, ata kishin shkrepur dhe një fotografi që ishte publikuar në rrjetet sociale. Publikimi i fotos në TikTok çoi Sibelën drejt vetëvrasjes.
Ndërkohë, policia arrestoi Çokun pasi akuzohet se ka publikuar fotografinë e vajzës në rrjetet sociale.
Në një komunikim live në Tik Tok para arrestimit, Altin Çoku është shprehur se fotografinë e ka publikuar një shoku i tij, por pavarësisht pretendimeve, Policia e Tiranës e ka arrestuar atë në kushtet e flagrancës duke e akuzuar për veprën penale “Shkaktim vetëvrasje”.
Njoftimi i plotë i gjykatës:
Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:
Më datë 10.02.2024, rreth orës 22:30, shërbimet e policisë gjyqësore janë njoftuar se në rrugën “Teuta”, lagjia nr. 7, Bathore, ka rënë nga lartësia e një objekti 4 katësh shtetësia me iniciale S. A, e cila më pas është dërguar në Spital ku ka gjetur dhe vdekjen. Nga kqyrja e telefonit ka rezultuar që viktima me iniciale S.A, ka pasur komunikime në rrjete sociale me personin nën hetim shtetasin A. Ç, në lidhje më një fotografi të viktimës me personin nën hetim, e cila ishte publikuar në rrjetin social.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale A. Ç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, të parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 421 Regj.Them, datë 15.02.2024, ka vendosur:
Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë, ndaj personit nën hetim A. Ç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, të parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.
Caktimin ndaj personit nën hetim A. Ç, masën e sigurimit personal atë të “arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 të K.Pr. Penale.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë, nga personi nën hetim me iniciale A. Ç, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit caktimin e një mase sigurimi personal më të butë, për shkak dhe të gjëndjes shëndetësore.
Në përfundim të gjykimit, sot më datë 11.03.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare Znj. Irena Brahimi, vendosi:
-Miratimin e vendimit nr. 421 Regj.Them, datë 15.02.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Tiranë, 11.03.2024
GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo