Aktori hollivudian Orlando Bloom, i cili luan për filmin ‘The Cut’ është “sfiduar mendërisht” gjatë humbjes së peshës.
Bloom humbi rreth 23 kilogramë për filmin, në të cilin ai luan një boksier që duhet të humbasë peshë për t’u rikthyer në ring për një goditje të fundit.
“Në thelb kam ngrënë më pak për tre muaj deri pak para xhirimeve”, tha aktori britanik për Variety.
“Kam humbur 23 kilogramë dhe kam peshuar rreth 84 kilogramë kur kam filluar. Kam humbur shumë peshë dhe gjithashtu kam qenë shumë i sfiduar mendërisht. Kam ngrënë tranguj dhe peshk”.
Aktori nuk ishte i sigurt nëse do të mund të humbiste kaq shumë peshë. “Unë me të vërtetë mendova se do të vdisja”, deklaroi ai.
ks