ShowBizzz

Si Diddy po i fundos edhe “engjëjt” dhe të paprekshmit e Hollivudit

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis po ndahen.

Shkak mendohet se janë festat e çmendura që bënte Sean Diddy Comb.

Disa foto të Ashton Kutcher dhe Comb janë bërë publike.

Rrjeti po zien se një lidhje e mundshme e Diddy me Ashton Kutcher mund të jetë shkak për prishjen e martesës 9-vjeçare.

Si Diddy po i fundos edhe “engjëjt” dhe të paprekshmit e
“#AshtonKutcher dhe #MilaKunis duken të stresuar teksa ecin në rrugë të ndara pas skandalit #Diddy. Kjo mund t’u japë fund atyre”, shkruajnë fansat në Twitter.

Një intervistë e shtatorit të 2019-ës e Ashton Kutcher është bërë virale në rrjet. Ai shprehej në të se s’mund të tregonte se çfarë ndodhte në festat e Diddy.

Kutcher tregoi se ata shpejt u bënë miq të ngushtë dhe kalonin shumë kohë së bashku duke parë futboll.

Pavarësisht kësaj, ai nuk ka folur pas akuzave ndaj Diddy.

Diddy akuzohet për abuzim seksual, trafikim dhe mbulim të veprimeve kriminale të tij.

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez thuhet se janë ndarë për shkak të fotos së JLo në shtrat me Diddy dhe një grup miqsh.

Beyonce dhe Jay Z janë vënë në qendër të kritikave për shkak të miqësisë së ngushtë me Diddy.

Rrjeti është i sigurt gjithashtu që Diddy ka abuzuar me Justin Bieber kur Justin ishte 14 vjeç dhe po përpiqet të gjejë prova për këtë.

Diddy kishte pushtet mbi artistët për shkak të shtëpisë së tij diskografike “Bad Boy Records” dhe i tillë duket se ka qenë.

Aktualisht ndodhet në burg dhe po gjykohet.

 



bal