Personazhet e famshëm i shohim gjithmonë të kuruar në detaje, por e dini se një faktor kryesor i pamjes së tyre dhe vetëbesimit janë pikërisht flokët. Duam-s’duam flokët luajnë një rol të rëndësishëm në pamje dhe këta personazhe të njohur shqiptarë e dinë këtë! E rrjedhimisht kanë marrë të njëjtin vendim: mbjelljen e flokëve.
Transplanti i flokëve, në ditët tona nuk është aspak e pamundur. Përkundrazi, fjala e fundit e teknologjisë në klinikën “Laser Way” e bën mbjelljen e flokëve një procedurë lehtësisht të mundur dhe personazhin që zgjedh ta bëjë, një njeri të ri.
Disa nga personazhet që kanë zgjedhur të kryejnë mbjelljen e flokëve në klinikën “Laser Way” janë kuzhinieri i famshëm e tashmë ish-banori i Big Brother VIP, Alfio Rrotani apo moderatori shumë i dashur për publikun, Edi Manushi, këngëtari i famshëm Renis Gjoka, balerini Elton Merja, gazetari i mirënjohur Leon Menkshi e shumë të tjerë.
Transplanti i flokëve është një procedurë që të ndryshon tërësisht jetën prandaj për të arritur rezultatet më të mira duhet të kini kujdes në zgjedhjen e klinikës.
Jo më kot këta personazhe kanë zgjedhur Klinikën “Laser Way”, me një përvojë të suksesshme dhe me një larmi teknikash, që i përshtaten nevojave dhe preferencave specifike të të gjithë klientëve që duan të kryejnë transplant flokësh.
Pse të duhet transplanti i flokëve:
Arsyeja e parë dhe më e rëndësishme, është vetëbesimi. Nëse keni humbur vetëbesimin, një transplant i mirë i flokëve do t’ju bëjë të dukeni më të pashëm e rrjedhimisht do t’ju rrisë vetëbesimin.
Një tjetër arsye është për t’u dukur më të rinj. Besojmë këtë e tregojnë qartë edhe fotot para e pas të personazheve të famshëm që do t’ju lënë pa fjalë me ndryshimet drastike!