Personazhet e njohur i shohim gjithmonë të kuruar në detaje, por e dini se një faktor kryesor i pamjes së tyre dhe vetëbesimit janë pikërisht flokët? Duam apo s’duam, flokët luajnë një rol të rëndësishëm në pamje dhe këto personazhe të njohur e dinë këtë. Rrjedhimisht, kanë marrë të njëjtin vendim: mbjelljen e flokëve.
Transplanti i flokëve, në ditët tona nuk është aspak i pamundur. Përkundrazi, fjala e fundit e teknologjisë në klinikën “ Laser Way” e bën mbjelljen e flokëve një procedurë lehtësisht të mundur dhe personazhin që zgjedh ta bëjë, një njeri të ri.
Disa nga personazhet që kanë zgjedhur të kryejnë mbjelljen e flokëve në klinikën “Laser Way” janë kuzhinieri i famshëm dhe ish-banori i “Big Brother VIP”, Alfio Rrotani, moderatori i njohur, Edi Manushi, këngëtari Renis Gjoka, balerini Elton Merja, gazetari Leon Menkshi e shumë të tjerë.
Transplanti i flokëve është një procedurë që të ndryshon tërësisht jetën, prandaj për të arritur rezultatet më të mira, duhet të keni kujdes në zgjedhjen e klinikës.
Jo më kot këto personazhe kanë zgjedhur klinikën “Laser Way”, me një përvojë të suksesshme dhe me larmi teknikash, që u përshtaten nevojave dhe preferencave specifike të të gjithë klientëve që duan të kryejnë transplant flokësh.
Pse ju duhet transplanti i flokëve?
Arsyeja e parë dhe më e rëndësishme, është vetëbesimi. Nëse keni humbur vetëbesimin, një transplant i mirë i flokëve do t’ju bëjë të dukeni më të pashëm e rrjedhimisht do t’ju rritë vetëbesimin.
Një arsye tjetër është për t’u dukur më të rinj. Besojmë se këtë e tregojnë qartë edhe fotot “para dhe pas” të personazheve të njohur, që do t’ju lënë pa fjalë me ndryshimet drastike.