Në spektaklin e mbrëmjes së kaluar “shpërthyen shkëndijat” e para për një romancë potenciale mes Romeos dhe Heidit.
Teksa sqaroi se nuk ka asnjë pëlqim për Rike Roçin, Romeo Veshaj shprehu mbrëmë pëlqimin e tij për Heidin. Ai tha se ka simpati për Heidin dhe se prezenca e saj i jep energji të mirë. Një deklaratë kjo që u perceptua si fiilim i një romance në shtëpinë e Big Brother Vip.
Por çfarë mendon familja e Heidit për flirtet Romeo-Heidi. I ftuar sot në “Big Brother Fun Club” daja i Heidit tregoi se si i priti familja e bukuroshes deklaratat e Romeos.
Daja i Heidit tha se ashtu sikur se çdo baba, edhe babai i Heidit do më të mirën për vajzën e tij dhe se asnjë nuk është aq i mirë sa vajza e vetë. Më tej ai tha se motra e Heidit e ka pritur me të qeshura deklaratën e Romeos.
Pjesë nga biseda në studio:
Daja i Heidit: Babai i Heidit do të donte që… si çdo baba tjetër edhe për atë asnjë “nuk është aq i mirë si vajza e vetë’. Ndërsa motra e ka pritur me hahaha.
Ronaldo: Kjo do të thotë se babai i Heidit e ka pranuar Romeon si dhëndër.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb