Prezantuesi Labinot Gashi – Labi, ka raste kur ndan momente nga përditshmëria me vajzën e tij Rroa në rrjetet sociale.
Në një kolazh fotosh të publikuara në Instagram, ai ka zbuluar edhe mënyrën se si i drejtohet me përkëdheli vajzës së tij.
Në këto postime, ai e thërret Rroan “dredhza e babit”, një shprehje përkëdhelëse që shfaq raportin e afërt mes tyre dhe momentet familjare që ndan me ndjekësit, shkruan “Kosovarja”.
Labi vazhdon ta sjell në ekran emisionin e tij “Një kafe me Labin”.

