Ledjona mesa duket ka hedhur pas krahëve deklaratat që ish-bashkëshorti i saj ka bërë gjatë qëndrimit të saj në Big Brother VIP 3.
E ftuar në “E Diell” në Top Channel ajo tregon se nuk ka pasur asnjë kontakt pasi ka dalë nga shtëpia, por vajza e saj Miki e ka përjetuar shumë keq, dhe është përpjekur që ta afrojë sërish me të atin.
Sipas saj marrëdhënia prind-fëmijë është shumë e rëndësishme dhe nuk do që fëmija e saj të rritet me urrejtje.
Argjira Spanca: U sqaruan situatat që ndodhën me ish-bashkëshortin, a ke pasur një kontakt, a u sheshuan gjërat?
Ledjona: Unë nuk kam pasur asnjë kontakt pasi kam dalë nga shtëpia, por jam munduar sërish pas gjithë asaj që ndodhi. Miki u mërzit në fakt, nuk kërkonte as t’i kthente asnjë mesazh babait të saj. Jam munduar sërish t’i sheshoj pak gjërat, që të mos ftohen më shumë gjërat, sepse marrëdhënia prind-fëmijë… Jam munduar t’i flas që nuk ka gjë, janë gjëra që ndodhin edhe nuk ka dashur ta bëjë me të keq. Jam munduar që mos i tregoj që unë jam mërzitur nga ajo dhe të gjithë këtë situatë e kam kaluar vetë, me asnjë nga banorët që kam qenë atje brenda nuk e kam treguar. Tani e ka edhe më të mirë marrëdhënien.
lokimagazine